Mediet serbe sulmojnë deputeten britanike Kearns

Lajme

Mediet serbe sulmojnë deputeten britanike Kearns

Nga: F.B. Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 18:15
Alicia Kearns

Gazeta serbe “Alo” e ka quajtur urrejtëse të dëshmuar të serbëve Alicia Kearns, duke theksuar se ajo ka reaguar duke kërkuar baraspeshë në veprime, pas vërejtjes së tërhequr nga amerikanët për Kurtin lidhur me veprimet e suspendimit të dinarit serb, transmeton “Bota Sot”.

Në të vërtetë deputetja britanike Alicia Kerns njiherit kryesuese e Këshillit të politikës së jashtme të Parlamentit britanik e cila në vazhdimësi mbështet kryeministrin e Kosovës Kurti dhe “terrorin e tij ndaj serbëve në Kosovë, me shumë vështirësi ka pranuar faktin se Amerikan ka kritikuar ekstremistin e saj të preferuar”.

Kerns ka reaguar me rastin e deklaratës së ambasadorit amerikan në Kosovë Hovenier lidhur me vendimin e Kurtit për suspendimin e përdorimit për pagesa të dinarit serb në Kosovë, arrestimin e punëtorëve të Postës serbe dhe konfiskimin e parave serbe, duke kërkuar baraspeshim në veprime.

“Ku është këtu baraspesha? A kemi pa reagim edhe deklaratë të këtillë nga amerikanët kur u kidnapuan tre policët e Kosovës nga ana e Serbisël? Jo” ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

“Tash po shihet heshtja e shurdhër e sulmit terrorist në fshatin Banja”, ka shkruar ajo, duke shtuar se bashkësia ndërkombëtare duhet të tregoj balancë.

Gazeta shkruan se kinse policët janë arrestuar me komplet pajisjet pas hyrjes në Serbi, ndërsa në Banja, Kurti vetë ka kërkuar derdhjen e gjakut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat