​Dhurimi i gjakut në Ratkoc tash e 20 vjet

Lajme

​Dhurimi i gjakut në Ratkoc tash e 20 vjet

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 08:36
Foto ilustrim

5 shkurti tash e sa kohë po identifikohet si dita e dhurimit të gjakut në Ratkoc të Rahovecit.

Në këtë aktivitet pati marrë pjesë edhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi i cili shkroi se dhurimi i gjakut si akt human, është tipar dallues i banorëve të Anadrinisë.

Pjesëmarrja masive e njerëzve të kësaj ane tregoi shpirtin e madh të tyre. Shpëtimi i jetës përbën thelbin e shpirtit njerëzor dhe anadrinasit e kanë dëshmuar me aksione të ngjashme humanitare, gjithandej në komunën e Rahovecit. Përgëzoj organizatorët, banorët e Anadrinisë dhe stafin e Qendrës së Transfuzionit të Gjakut për këtë aksion të suksesshëm”, pati shkruar ai në Facebook.

Aksionit vitin e kaluar iu pat bashkuar edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti, i cili pat shkruar se qindra burra e gra tanimë e shohin dhurimin e gjakut si detyrë të tyre më 5 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat