Grafite provokuese serbe në veri me përmbajtjen “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” dhe “Brigada veriore është gjallë”

Lajme

Grafite provokuese serbe në veri me përmbajtjen “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” dhe “Brigada veriore është gjallë”

Nga: F.B Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 10:37
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në shumë lokacione në vende të frekuentuara në katër komunat e veriut të Kosovës, sot me mëngjes janë vërejtur grafite të shkruara me ngjyra të flamurit serb dhe përmbajtjen “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” dhe “Brigada Veriore është gjallë”, shkruan “Pink”, transmeton “Bota sot”.

Këto grafite janë të shkruara në trotuare, në objekte ku ka lëvizshmëri dhe frekuentim të madh nga banorët, ato u shfaqën pak ditë pas afisheve ku Radoiçiç cilësohej terrorist dhe në prag të tubimit të paralajmëruar të serbëve për kinse shkeljen e të drejtave të tyre dhe vendimit të suspendimit të dinarit.

Si shkruan ky medium, grafite të shkruara me këto përmbajtje sot janë vërejtur në Zveçan, në Leposaviq, në Zubin Potok dhe në veri të Mitrovicës, që besohet se janë shkruara me shabllon gjatë natës.

Këto grafite janë të shkruara me ngjyrat e flamurit serb dhe atë në tri nuanca, të kuqen, të kaltër dhe të bardha, varësisht edhe nga ngjyra e objektit ku janë shkruar, ndërsa përgjegjësinë për to e ka marr “Brigada e Veriut”.

Si dihet kohë më parë Qeveria e Kosovës e ka shpallur “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadat e Veriut” si dy organizata terroriste, ndërsa kryeministri Kurti ka deklaruar se vendimi për shpalljen e këtyre organizatave terroriste u mor bazuar në “faktet dhe argumentet që posedon policia dhe këto formacione janë kërcënim serioz për rregullimin kushtetues të Kosovës”.

Kjo nuk është hera e parë që “Brigada e Veriut” nënshkruan grafitet, pothuajse njëjtë pat ndodhur edhe në gusht 2022 kur në shëtitoren e qytetit nl pjesën në veri të Mitrovicës ishin shkruar grafite “NATO shko në shtëpi” dhe “Kjo është Serbi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat