Pretendimi i Petkoviqit: Nëse Kurti do të kujdesej për paqen, ai do ta kishte formuar Asociacionin

Lajme

Pretendimi i Petkoviqit: Nëse Kurti do të kujdesej për paqen, ai do ta kishte formuar Asociacionin

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 16:39
Petar Petkoviq

Nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vërtetë do të kujdesej për paqen dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbisë, ai fillimisht do të formonte Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, i cili u garanton serbëve të drejtat kolektive dhe individuale.

Kështu të paktën ka pretenduar i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, i cili ka pretenduar se “Serbia e Aleksandër Vuçiç, nuk janë kërcënim për askënd”.

“Zjarrvënës i Ballkanit është Albin Kurti, ai është kërcënim për paqen në këto zona, por edhe kërcënim për arsyen e shëndosh me deklaratat e tij të papërgjegjshme”, ka deklaruar Petkoviç.

Drejtori ekzekutiv i një organizate jo-qeveritare me seli në Mitrovicë të Veriut, Dushan Radakoviç, ka vlerësuar se faza tranzitore prej 3 muajsh për çështjen e valutës shtetërore serbe nuk është e mjaftueshëm për të gjetur një zgjidhje për ndalimin e Dinarit në shit-blerje dhe transaksione financiare në Kosovë.

Këtë situatë me rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës, Radakoviç, e ka cilësuar si shumë të çuditshme.

“Më besoni se tre muaj janë shumë pak nëse nuk ka marrëveshje politike përmes Brukselit për të gjetur një zgjidhje, në radhë të parë për pensionistët, për përfitimet sociale dhe për gjithçka tjetër. Kam frikë se ata tre muaj janë vetëm për të blerë kohë politike, kam frikë se këta tre muaj do të jenë vetëm për të kënaqur komunitetin ndërkombëtar”, ka thënë Radakoviç.

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka bërë të ditur se faza e tranzicionit të zbatimit të rregullores së saj e cila e ndalon përdorimin e dinarit serb do të zgjasë tre muaj.

Lajmin e ka kumtuar BQK-ja përmes një komunikate për media, ku thuhet se kanë hartuar një plan të ri për zbatim të lehtësuar të efekteve të rregullores për operacione me para të gatshme në komunitete të caktuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat