Vdes nëna e shtatë veteranëve të UÇK-së, Kumrie Buja

Lajme

Vdes nëna e shtatë veteranëve të UÇK-së, Kumrie Buja

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 15:28
E ndjera Kumrie Buja

Ka ndërruar jetë nëna e shtatë veteranëve të UÇK-së, Kumrie Buja.

Nëna Kumrie rriti dhe edukoi më shumë mund dhjetë fëmijë, shtatë djem e tri vajza.

Ajo ishte në qendrës e pathyeshme duke i bërë ballë shumë vuajtjeve që populli dhe familja Buja përjetoi nga pushtuesi serb, por edhe motivuese e madhe në luftën e djemve të saj për liri.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë miqtë, shokët dhe dashamirët se sot më: 18. 02. 2024 vdiq nëna jonë e dashur Kumrie Buja. Nënë e dhjetë fëmijëve, shtatë djemve dhe tri vajzave. Nënë e shtatë djemve veteranë të UÇK-së (Ramë, Agush, Avdyl, Shukri, Avni, Ruzhdi dhe Lutfi Buja). Nëna që me mund na rriti dhe edukoi, që qëndroi stoike gjatë vuajtjes tonë burgjeve, na përkrahu e inkurajoi në luftën e gjatë për liri! Varrimi bëhet nesër më: 19. 02. 2024, në ora 13.00”, ka njoftuar Agush Buja me anë të një postimi në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat