Drecun frikësohet nga “kontrolli i plotë i veriut” nëse FSK nis patrullimet përgjatë kufijve

Lajme

Drecun frikësohet nga “kontrolli i plotë i veriut” nëse FSK nis patrullimet përgjatë kufijve

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 13:03
Millovan Drequn

Kryetari i të ashtuquajturit Komision Parlamentar “për Kosovën” në Kuvendin e Serbisë, Millovan Drequn, ka thënë se po qe se arrihet në situatën ku Forca e Sigurisë së Kosovës patrollon kufijt bashkë me forcën paqembajtëse të KFOR-it, “kjo do të ishte kontrolli i plotë i veriut” nga shteti i Kosovës; dhe se të gjitha komponentat e NATO-s e përkrahim shndërrimin e FSK-së në ushtri.

"Prania e NATO-s ka tre komponentë.

Njëra është prania ushtarake - dhe këto janë trupat në KFOR. E dyta është ekipi këshillues i NATO-s, i cili ka komunikim me FSK-në.

Gjëja e tretë është, çfarë thonë ata, ndërveprimi mes Aleancës dhe Kosovës, por të tre komponentët në fakt përfaqësojnë mbështetje në krijimin e Ushtrisë së Kosovës”, thotë Drecun, siç e citoi "Kosovo-Online".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat