Serbët ankohen se nuk po arrijnë të nxjerrin paratë nga llogaritë, për shkak të ndalimit të hyrjes së dinarëve në Kosovë

Lajme

Serbët ankohen se nuk po arrijnë të nxjerrin paratë nga llogaritë, për shkak të ndalimit të hyrjes së dinarëve në Kosovë

Nga: F.B Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 13:01
Tubimi i tyre

Para Bankës postare në komuna dhe mjedise serbe sot janë vërejtur radhë të pritjes për tërheqje të ndihmave sociale – Serbët ankohen se parat i kanë në llogari, por nuk arrijnë të nxjerrin të gjitha për shkak të ndalimit të hyrjes së dinarëve në Kosovë, shkruan “Kurir”, transmeton “Bota sot”.

Shfrytëzuesit e asistencës sociale që paguhen nga Serbia (pasi shumica marrin edhe pjesën që paguan vendi ynë, por nuk e përmendin), në filialet e bankës postare nuk kanë mund të tërheqin komplet shumën, pas vendimit të Bankës Qendrore për ndalimin e qarkullimit të dinarit në Kosovë.

Disa nga këta persona kanë theksuar se kanë informatën se parat kanë rënë në llogari në të cilat paguhen ndihmat nga Beogradi, por kategoria më e rrezikuar nuk ia ka dal të tërheq gjithë shumën, përkatësisht u lejua tërheqja vetëm e 10 mijë dinarëve, për shkka mungesës së dinarëve.

Radhët e pritjes ishin të gjatë, por pamundësia e tërheqjes së parave që ju takojnë – përkatësisht vetëm një pjesë në mungesë të valutës serbe i vë në vështirësi.

Si dihet kjo situatë, erdhi pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për suspendimin e pagesave dhe qarkullimit me dinarë, shumë prej shfrytëzuesve janë ankuar se nuk dinë si do kalojnë muajin me këtë shumë të lejuar.

Për dallim nga veriu, mësohet se në Graçanicë nuk ka fare radhë për tërheqjes të asistencës sociale, pasi nuk ka dinarë, ka persona që vijnë pyesin edhe largohen pa tërhequr parat, shkruan “Kurir”.

Ndihmën sociale për familjet dhe banorët në gjendje të rëndë ekonomike dhe shtesën për fëmijë nga Serbia e marrin rreth 30 mijë përfitues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat