Kryetarit të Drenasit i hakohet llogaria në Facebook: Përshëndetje, unë nuk jam Ramiz Lladrovci

Lajme

Kryetarit të Drenasit i hakohet llogaria në Facebook: Përshëndetje, unë nuk jam Ramiz Lladrovci

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 19:29
Ramiz Lladrovci

Faqja zyrtare në facebook e kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është hakuar para pak minutave.

Përmes një postimi të publikuar nga Lladrovci thuhet se ai nuk është personi adekuat, duke kërkuar një kontakt për rikthimin e faqes.

Ky postim zakonisht përdoret nga hakerët e ndryshëm pasi marrin në pronësi një faqe që nuk iu takon.

“Hello, I am not Ramiz Lladrovci. There is anyone close to Ramiz Lladrovci who can contact me so that I can return the account to its owner”, thuhet në postimin e publikuar nga faqja zyrtare e kryetarit të Komunës së Drenasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat