Aksioni kundër mallrave false në Prishtinë, Prizren e Gjakovë – konfiskohen mbi 800 produkte dhe mbyllen tri biznese

Lajme

Aksioni kundër mallrave false në Prishtinë, Prizren e Gjakovë – konfiskohen mbi 800 produkte dhe mbyllen tri biznese

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 16:11
Ilustrim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut po zhvillon sot një aksion të përbashkët me Doganën dhe Policinë e Kosovës në Prishtinë, Prizren dhe Gjakovë, për luftimin e piraterisë dhe falsifikimit.

Përmes një komunikate për media, MINT njofton se gjatë inspektimeve të përbashkëta, janë evidentuar mallra të ndryshme për të cilat pronarët e subjekteve ekonomike nuk kanë prezantuar dokumente të prejardhjes, e të cilat janë sekuestruar.

Sasia e produkteve të konfiskuara deri më tani është mbi 800 copë (produkte të ndryshme) si dhe 350 gram metale të çmuara (argjend), ndërsa janë mbyllur përkohësisht tri subjekte ekonomike.

“Gjithashtu, janë mbyllur me masë të përkohshme nga inspektorët e tregut 3 subjekte ekonomike pasi që të njëjtat konsiderohet se nuk i’u kanë mundësuar inspektorëve të kryejnë punën e tyre zyrtare.

MINT mbetet e përkushtuar në luftimin e informalitetit në të gjithë sektorët e tregtisë me mallra dhe shërbime, të mbrojë të drejtat e konsumatorëve, të eliminojë praktikat e padrejta tregtare si dhe të garantojë ligjshmërinë e qarkullimit të mallrave dhe shërbimeve në treg.

Aksioni po vazhdon akoma në Regjionin e Prizrenit dhe Gjakovës”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat