Nesër promovohet libri më i ri i shkrimtarit dhe publicistit të shquar, Ali Kelmendi

Lajme

Nesër promovohet libri më i ri i shkrimtarit dhe publicistit të shquar, Ali Kelmendi

Nga: M.L. Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 16:24
Foto ilustrim

Nesër (e premte 23 shkurt) me fillim në orën 12:00 në ambientet e Institutit Albanologjik të Kosovës do të promovohet libri më i ri i shkrimitarit dhe publicistit të shquar, Ali Kelmendi.

Libri me titull “Një shpërthim i fshehur në politikën Kosovare” është botim i Shtëpisë Botuese Lena Graphic.

Ky libër është një përmbledhje voluminoze e pikëpamjeve dhe opinioneve të autorit Ali Kelmendi mbi zhvillimet politike që e kanë përshkuar Kosovën nga viti 2021 deri në vitin 2023.

Ali Kelmendi, në këtë libër shpreh në njërën anë shqetësimin për situatën në Kosovë, si pasojë e qeverisjeve të kaluara, e në anën tjetër mbështetë udhëheqjen aktuale në qëndrimet e saj, sidomos sa i përket dialogut me Serbinë.

Autori me këtë rast i fton të gjithë dashamirët e librit që të jenë nesër prezent në ambientet e Institutit Albanologjik të Kosovës për t’u njohur për së afërmi me përmbajtjen e librit “Një shpërthim i fshehur në politikën Kosovare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat