Hiqet flamuri serb nga kalaja e Zveçanit, Elshani: Policia nuk ka lidhje me të

Lajme

Hiqet flamuri serb nga kalaja e Zveçanit, Elshani: Policia nuk ka lidhje me të

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 12:10
Hiqet flamuri serb nga kalaja e Zveçanit

Persona të panjohur kanë hequr flamurin serb nga kalaja e Zveçanit, ndërsa policia thotë se rasti nuk u është raportuar.

Siç shkruan portali KosSev, nuk dihet koha kur është hequr flamuri.

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për veri, Veton Elshani, ka thënë se policia nuk ka lidhje me këtë rast dhe se nuk mund të iniciohet hetim.

“Nuk kemi marrë asnjë ankesë apo kërkesë për këtë, kështu që nuk mund të inicohet asnjë procedurë. Po ashtu policia nuk ka lidhje me atë rast”, ka thënë Elshani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat