Zjarri në banesën në rrugën “B”, zjarrfikësit japin detaje

Lajme

Zjarri në banesën në rrugën “B”, zjarrfikësit japin detaje

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 08:45
Zjarri në banesën në rrugën “B”

Zëvendës komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi, ka dhënë detaje për zjarrin që ka shpërthyer në orët e mëngjesit në nja banës në rrugën “B”.

Ai ka treguar se përgjigjja e zjarrfikësve ka qenë e shpejt dhe efektive.

Ai ka treguar se zjarri kishte shpërthye në ballkonin e banesës.

“Në ora 04:35 është pranuar informata për zjarr në banesë, adresa Rruga B , afër Royal Mall. Ekipet kanë dal menjëherë, është pa se ka zjarr në banesë kati 7. Reagimi ka qenë i menjëhershëm dhe për kohë të shkurtë është shuar zjarri. Ne zjarr ishte përfshirë kompresori i klimës që ishte në ballkon, dritaret dhe dera e ballkonit. Të lënduar nuk ka informacione”, ka thënë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat