Naim Miftari ‘zbulon’ hallin e Vuçiqit, nuk është dinari - mësojeni arsyen!

Lajme

Naim Miftari ‘zbulon’ hallin e Vuçiqit, nuk është dinari - mësojeni arsyen!

Nga: N. Sh. Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 21:08
Naim Miftari dhe Aleksander Vuçiq

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar për dinarin serb.

Ai thotë se halli i Aleksandër Vuçiqit nuk është dinari në Kosovë.

Sipas tij, Vuçiq ka tjetër brengë.

Sipas Miftari, rreth 1 miliard dollarë i vjedhin në Serbi në emër të ndihmës për serbët e Kosovës.

Ai tregon se ka edhe zyrtarë serbë në institucionet e Kosovës që paguhen me euro të konvertuara nga dinarët, siç i quan ai të fondeve të zeza.

Postimi i Naim Miftarit:

Hajnat serb në aleancë të ngushtë me hajnat shqiptarë!

Halli i Aleksandër Vuçiqit në lidhje me dinarin ilegal në Kosovë nuk kanë lidhjen me brengën e qeverisë serbe kinse për qytetarët serbë të Kosovës, por në emër kinse të ndihmave për qytetarë serbë të Kosovës, Aleksandër Vuçiqi, Vulini, Daçiqi, Gashiçi... vjedhin për çdo vit rreth një milardë dollarë duke i arsytuar kinse po investojnë dhe po i ndihmojnë popullit serb në Kosovë!

Ndërsa afër 3000 agjenta aktiv pro-serbë, shumica zyrtarë në institucione të Kosovës paguhen me Euro të konvertuar nga dinarët e fondeve të zeza ...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat