Në Vermicë parandalohet tentim-kontrabanda e pajisjeve elektronike

Lajme

Në Vermicë parandalohet tentim-kontrabanda e pajisjeve elektronike

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 12:10
Foto ilustrim

Oficerët doganorë kanë parandaluar tentim-kontrabandimin e pajisjeve elektronike në Vermicë.

Sipas një komunikate për media, pas ndalimit të një autobusi, personi përgjegjës ka deklaruar se posedon shtatë kuti me mbajtëse të telefonit, duke prezantuar edhe një deklaratë doganore shqiptare me pretendimin se ka paguar taksat doganore.

Mjeti është selektuar për kontroll të hollësishëm në vijën e dytë nën asistencën e policisë.

Kontrollimi është kryer në detaje dhe është hasur në mall të fshehur në pjesën e krevatit dhe në pjesët e ndryshme të bagazhit të autobusit. Pas hapjes së pakove është zbuluar malli: Komplet për telefona i përbërë nga kufje, power bank, mbushës etj., në sasi totale 500 komplete me vlerë mbi 6000 euro.

“Malli gjithashtu është kontrolluar për marka të mbrojtura tregtare, mirëpo nuk ka të stampuar logon apo përshkrim tjetër që cenon të drejtën autoriale. Mallrat ndalet përkohësisht deri në një vendim të ardhshëm nga sektori i kundërvajtjes Doganore”, thuhet më tej në komunikatë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat