Eksperti: Rusia po përdor besimtarët myslimanë kundër SHBA

Lajme

Eksperti: Rusia po përdor besimtarët myslimanë kundër SHBA

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 14:55
Bedri Elezi

Bedri Elezi, ekspert sigurie tha në një intervistë për Euronews Albania se Rusia po përdor partnerët e saj përfshirë ata iranianë për të ndikuar përmes organizatave fetare në vendet e Ballkanit Perëndimor, përshirë  Shqipërinë, Kosovës, Malin e Zi dhe RMV.

Sipas tij, fondacione nga Irani po përdoren nga Rusia për të ngjallur frymën antiamerikane në Ballkan.

“Fondacioni i presidentit të Çeçenisë është një nga ata që merret me çështjen në fjalë. Këto aktivitete kanë të bëjnë me mbështetje financiare për struktura dhe komunitete fetare në shtete të Ballkanit.

Ndikimi është bërë në ato raste kur xhamitë nuk ka mundësi ekonomike të jenë të pavarura në veprimtarinë e tyre. Ka edhe organizata nga Irani që veprojnë fuqishëm, që janë marrë me aktivitete propagandistike kundër SHBA dhe BE dhe është rritur disi fryma antiamerikane në rajon”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat