Prezantohet logoja për shënimin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Lajme

Prezantohet logoja për shënimin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 19:56
Foto ilustrim

Qeveria e Kosovës ka publikuar logon për shënimin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në Programin për shënimin e26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është paraparë që më 5 mars të mbahet seancë solemne e Kuvendit të Kosovës, seanca e solemne nga Kuvendet Komunale të Kosovës, dhe rreshtimi i kuadrateve të FSK-së në Kazermën “Adem Jashari”.

Ndërsa, më 6 mars nga ora 08:00 ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat e Kosovës i kushtohet “Epopesë”, nga ora 10:00 homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, nga ora 13:00 homazhe nga komunat në të gjitha komplekset memorial të dëshmorëve dhe prej orës 17:00 mbahet akademi përkujtimore për Epopenë e UÇK-së në Prishtinë.

Ndërsa, më 7 mars prej orës 18:00 bëhet ndezja e flakadanëve në shtatë rajone të Kosovës. Prej orës 18:00 manifestohet Nata e Zjarreve në Prekaz. Po në këtë ditë prej orës 19:00 mbahet programi artistik në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat