Mustafa i vrarë dyshohet se ka publikuar në internet detaje për vrasjet dhe anëtarët e klanit famëkeq malazez

Lajme

Mustafa i vrarë dyshohet se ka publikuar në internet detaje për vrasjet dhe anëtarët e klanit famëkeq malazez

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 18:12
Një nga arrestimet e mëparshme të Edmond Mustafës

Dino Ibrahimoviq (27-vjeç) nga Barana, i cili u arrestua nën dyshimin për vrasjen e bashkëqytetarit të tij, shqiptarit Edmond Mustafa në Tivar, pas një seance në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë, mbrëmë është ndaluar për 72 orë.

Ibrahimoviq, i cili u arrestua disa orë pas të shtënave, teksa tentoi të arratisej me skuter elektrik, përveç vrasjes, akuzohet edhe për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

Mbrojtësi i tij, avokati Damir Lekiq, pas seancës tha se Ibrahimoviq u mbrojt duke heshtur gjatë seancës.

“Ai ushtroi të drejtën e tij ligjore dhe u mbrojt në heshtje. Ai nuk ka dashur të paraqesë mbrojtjen e tij, as nuk ka dashur t’u përgjigjet pyetjeve”, tha Lekiq.

Ai tha se Ibrahimoviq u ndalua për shkak të rrezikut të arratisjes, ndikimit te dëshmitarët, përsëritjes së veprës penale dhe “sepse vepra penale është veçanërisht e rëndë për shkak të mënyrës së kryerjes dhe pasojave”.

Prokurorja e shtetit Irena Buriq, tha Lekiq, më pas ka dëgjuar dy dëshmitarë.

“Të dy dëshmitarët thanë se nuk mund ta shihnin fytyrën dhe të identifikonin identitetin e personit që gjuajti me armë zjarri”, tha Lekiq për Libertas.

Cili është motivi i vrasjes, e cila ndodhi dje rreth orës nëntë, ende nuk është bërë i ditur zyrtarisht.

“Ne dyshojmë se Mustafa është vrarë për shkak se po zbulonte aktivitetet kriminale të klanit Shkaljar, të cilit i përkiste”, kanë thënë burime nga policia për portalin Libertas.

Burimi i Libertas-it thekson se Mustafa ka njoftuar më herët në një rrjetet sociale me emër të rremë se i dinte detajet e vrasjeve në Mal të Zi, për të cilat ishte përgjegjëse organizata kriminale Shkaljar. Thuhet se më pas ai ka zbuluar se cilët ishin anëtarët e atij klani.

Dy vite më parë, u raportua në media se ai dyshohet se i ka ofruar prokurorisë dëshmi të zbulojë emrat e porositësve dhe autorëve të 11 vrasjeve në Mal të Zi.

I vrari Edmond Mustafa është arrestuar disa herë për krime të ndryshme – zhvatje, rrahje, bomba.

Mustafa në fund të vitit të kaluar u arrestua dhe u dënua me 15 ditë burg për vozitje nën ndikimin e drogës.

Ibrahimoviq, ka bërë të ditur sot policia pasi është arrestuar, ka qenë në kërkim ndërkombëtar. Ata nuk specifikuan pse dhe për cilin shtet bëhej fjalë.

Procedura kundër Ibrahimoviç po zhvillohet në Gjykatën e Lartë të Podgoricës me akuzën se ai është pjesë e një organizate kriminale përgjegjëse për vrasjen e Shçepan Roganoviqit nga Novlja në shkurt të vitit 2020 në Herceg Novi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat