Ekzekutimi në sy të motrës: Vrasja e shqiptarit në Mal të Zi dyshohet se ndodhi pas aferës me gruan e ish-ortakut

Lajme

Ekzekutimi në sy të motrës: Vrasja e shqiptarit në Mal të Zi dyshohet se ndodhi pas aferës me gruan e ish-ortakut

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 00:12
Edmond Mustafa

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e Edmond Mustafës, shqiptarit nga Shkodra që u ekzekutua në qendër të Tivarit në Mal të Zi.

I riu u vra në sy të motrës, ndërkohë që disa orë pas ngjarjes, policia vuri në pranga 28-vjeçarin Dino Ibrahimoviçin, i cili konsiderohet të jetë pjesëtar i të njëjtit grup kriminal.

Mediat vendase kanë bërë të ditura detaje të tjera, duke theksuar se ai konsiderohej si person i afërt me klanin Skaljar, të cilët dyshohet se ishin edhe ekzekutorët.

Policia malazeze konfirmoi ditën e djeshme se edhe viktima por edhe autori i përkisnin të njëjtit klan dhe se Ibrahimoviç tentoi të arratisej, por u arrestua.

I vrari dhe vrasësi dyshohet se kanë qenë shokë.

Raportohet se pas vrasjes së një prej krerëve të klanit Skaljar, Alan Kožar, në Korfuz, në vitin 2020, Mustafa filloi të publikonte pretendime se pas likuidimit qëndronin “tradhtarë nga klani Skaljar” .

Ai dyshohet se ka publikuar korrespondencën sekrete të Sky-it, po ashtu është thënë se ka “fluturuar” dhe është ofruar në polici si dëshmitar-bashkëpunëtor.

Një tjetër motiv për likuidimin nga anëtarët e klanit të cilit ai i përkiste është se pas vrasjes së bashkëpunëtorit të tyre Zijad Nurkoviç në Spanjë në vitin 2019, Mustafa hyri në lidhje dashurie me të venë e tij, blogeren malazeze Vasilisa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat