Qysh ia shpreh Ramushi dashurinë Anitës? Kryetari i AAK-së tregon nëse është xheloz

Lajme

Qysh ia shpreh Ramushi dashurinë Anitës? Kryetari i AAK-së tregon nëse është xheloz

Më: 4 mars 2024 Në ora: 13:17
Ramush Haradinaj dhe Anita

Ramush Haradinaj është rrëfyer për jetën e tij dhe raportet me bashkëshorten, gazetaren Anita Haradinaj.

Kryetari i AAK-së është pyetur nëse është xheloz për Anitën. Ka thënë se është më pak xheloz sesa ka qenë disa vjet më parë.

“Xhelozia është me moshë. Sa më i ri, aq më xheloz. Tash me kalimin e kohës jam qetësuar pak. Tanë jemi xheloz nga pak”, u shpreh ai.

Ai ka folur edhe për fjalët përkëdhelëse që ia thotë Anitës.

“Unë s’di si me ta shpjegu. Edhe me Anitën nuk është që e themi shpesh këtë ‘Të dua’. Çdo fjalë që e thua mund ta thuash me dashni, ose pa dashni.. tash varet, me të thënë të drejtën unë këto zemra, emoija nuk i përdori fort në telefon”, tha ai.

Haradinaj tha se as me fëmijët nuk është që flet me fjalë shumë përkëdhelëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat