Petkoviq me ambasadoren gjermane: Qëllimi i ndalimit të dinarit, dëbimi i serbëve nga Kosova

Lajme

Petkoviq me ambasadoren gjermane: Qëllimi i ndalimit të dinarit, dëbimi i serbëve nga Kosova

Më: 4 mars 2024 Në ora: 14:13
Petar Petkoviq dhe Anke Konrad

Drejtori i zyrës për propagandë kundër Kosovë, e ashtuquajtur “zyre serbe për Kosovën”, Petar Petkoviq, në një takim me ambasadoren gjermane në Serbi, Anke Konrad ka pretenduar se “arsyeja e vërtetë” e vendimit për heqjen e dinarit është “dëbimi i serbëve nga Kosova dhe shfuqizimi i institucioneve të Republikës së Serbisë në Kosovë”, pretendohet në kumtesën e kësaj zyreje.

Petkoviq ka thënë se tema e bisedës në Bruksel ishte, sipas fjalëve të tij, “vendimi krejtësisht i paarsyeshëm dhe i rrezikshëm i Albin Kurtit për ndalimin e dinarit dhe me këtë mënyrë të sjellë në pikëpyetje pagesën e pagave, pensioneve dhe përfitimeve sociale për 100.000 serbë”, raporton portali serb “kosovonline”.

“Është e qartë se arsyeja e vërtetë e vendimit për heqjen e dinarit si mjet pagese dhe transaksionesh pagese me Serbinë është dëbimi i serbëve nga Kosova dhe shfuqizimi i institucioneve të Republikës së Serbisë në Kosovë”, është ankuar Petkoviq.

Nuk raportohet se çfarë ka deklaruar ambasadorja gjermane në lidhje me këtë propagandë boshe të Petkoviqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat