Sulmohet një police në Graçanicë, 48-vjeçari tentoi t’ia shes drutë me zor

Lajme

Sulmohet një police në Graçanicë, 48-vjeçari tentoi t’ia shes drutë me zor

Më: 4 mars 2024 Në ora: 15:49
Policia e Kosovës

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpeshherë kërcënimet verbale eskalojnë edhe në ngacmime e sulme fizike ndaj tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur në Graçanicë, ku një 48-vjeçar po dyshohet se e ka sulmuar një zyrtare policore (emër i njohur për redaksinë), pas një mosmarrëveshje momentale që kanë pasur.

I dyshuari kishte tentuar t’i shes dru polices me zor dhe përkundër refuzimit të saj, ai ka shkuar më tej, duke e kapur me forcë dhe për pasojë i ka shkaktuar lëndime trupore.

Rasti është iniciuar në Polici dhe si rezultat njësitë përkatëse kanë intervenuar në vendin e ngjarjes.

Të njëjtat burime thonë se i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Sulmi” dhe “Ngacmimi”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat