E dhimbshme për familjen Mehmeti nga Ferizaj: Ky është burri që vdiq tragjikisht pasi ra në lumin afër kufirit

Lajme

E dhimbshme për familjen Mehmeti nga Ferizaj: Ky është burri që vdiq tragjikisht pasi ra në lumin afër kufirit

Më: 7 mars 2024 Në ora: 00:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën në afërsi të pikës së kalimit kufitar Dheu i Bardhë, ku një person humbi jetën pasi ra aksidentalisht në lumin Morava.

Viktima është nxjerrë pa shenja jete nga lumi dhe ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen.

Burimet kanë bërë me dije se viktima që vdiq tragjikisht është Remzi Mehmeti, 69-vjeçar, nga Komuna e Ferizajt.

Lajmi është konfirmuar mbrëmë edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se i ndjeri ishte nisur bashkë me djalin dhe vajzën e tij me veturë në drejtim të pikës kufitare, por në afërsi të parkingut kishte shkuar te lumi dhe aty dyshohet se ka rënë aksidentalisht.

Hashani njoftoi se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

 “Policia e Kosovës SP Ranilluk ka njoftuar se kanë marrë një informatë se një person mashkull shqiptar shtetas i Kosovës (1955) nga Ferizaji dyshohet se ka rënë në lumin Morava afër Pikës Kufitare ,,Dheu i bardhë’’. Sipas informatave të para i ndjeri së bashku me fëmijët e tij (djalin dhe vajzën) me veturë ishin nisur në drejtim të PK ,,Dheu i bardhë ‘’. Në afërsi të parkingut afër pikës kufitare viktima është afruar afër lumit  dhe dyshohet se ai aksidentalisht ka rënë në lum”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat