Synohet që serbët e shqiptarët në Preshevë të jetojnë njëri me tjetrin, e jo njëri pranë tjetrit

Lajme

Synohet që serbët e shqiptarët në Preshevë të jetojnë njëri me tjetrin, e jo njëri pranë tjetrit

Nga: F. B. Më: 8 mars 2024 Në ora: 09:19
Presheva

Drejtori i shërbimit të trupit koordinues të qeverisë së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë, Nenad Mitroviç ka deklaruar se po synohet që shqiptarët e serbët të jetojnë njëri me tjetrin dhe jo njeri pranë tjetrit, shkruan “Tanjug”, transmeton “Bota Sot”.

Kjo deklaratë e koordinatorit të qeverisë vjen pas insistimit të deputetit Kamberi lidhur me kërkesat dhe nevojat imediate të banorëve të tri komunave me shumicë shqiptare në Luginën e Preshevës.

Mitroviç theksoi se lidhur me kërkesat e Këshillit Koordinues të Shqiptarëve dhe posaçërisht asaj për hapjen e një klase dhe grupi të veçantë për fëmijët shqiptar në Bujanovc, me rëndësi është që edhe fëmijët edhe tjerët të jetojnë njëri me tjetrin.

“Po synohet në t gjitha nivelet të jetohet njëri me tjetrin dhe jo njëri pranë tjetrit, por nga kërkesa a palës shqiptare duket se ata kanë plane tjera dhe aty duan të përfshijnë edhe fëmijët”, tha Mitroviç.

Me këtë rast, ai paralajmëroi një takim të përbashkët me të gjithë aktorët përfshirë KKSH dhe banorët që mund të kontribuojnë dhe ndikojnë në zgjidhjen e kësaj dhe kërkesave tjera.

"Ne jemi fqinj dhe nuk ka asnjë arsye të ikim njëri nga tjetri, por të ulemi së bashku dhe të bashkëpunojmë, nëse është kërkesë nga banorët shqiptar që t ndahen fëmijët, do të shohim a ekzistojnë kushte teknike dhe kushtet tjera për këtë. Gjithsesi na duhet të bisedojmë rreth kësaj dhe çështjeve tjera, që mos të them problemeve por më shumë moskuptimeve”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat