Këta janë dy të arrestuarit që dyshohet se e dhunuan 13-vjeçaren në Drenas

Lajme

Këta janë dy të arrestuarit që dyshohet se e dhunuan 13-vjeçaren në Drenas

Më: 11 mars 2024 Në ora: 19:44
Ilustrim

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese.

Në shumë prej tyre, viktima janë vajzat e mitura, ndërsa shpesh të dyshuar, janë persona të moshës madhore, të cilët përkundër moshës minorene të viktimave, krijojnë raporte intime me to dhe i keqpërdorin seksualisht.

Gazeta raportoi pak më parë se një rast i tillë i ka ndodhur edhe një 13 vjeçares nga Malisheva, e cila fillimisht ishte raportuar e zhdukur nfa familjarët e saj.

Burimet e Gazetës tregojnë se ajo është gjetur me dy persona të moshës madhore në një shtëpi në Llapushnik të Drenasit, të cilët dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.

Gazeta zbulon se dy personat që dyshohet se e kanë dhunuar seksualisht të miturën nga Malisheva janë: Luan Foniqi, 20-vjeçar dhe Dashnim Xhaferi, 37-vjeçar.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dje nga Policia dhe pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit, të njëjtve u është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ndaj tyre hapet rast nën dyshimet se kanë kryer veprën penale ‘Dhunim’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat