Vdes gazetari dhe shkrimtari i njohur shqiptar

Lajme

Vdes gazetari dhe shkrimtari i njohur shqiptar

Më: 12 mars 2024 Në ora: 13:25
Bajram Sefaj.

Ka vdekur sot në moshën 83 vjeçare gazetari dhe shkrimtari Bajram Sefaj.

Lajmi është bërë i ditur nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me pikëllim ka pranuar lajmin për vdekjen e gazetarit njëherësh shkrimtarit, Bajram Sefaj.   Ai për shumë vite ka punuar si gazetar në gazetën Rilindja, por që ka qenë edhe korrespodent për disa media ndërkombëtare. Krahas gazetarisë, ai është marrë edhe me krijimtari letrare, dhe është autor i disa veprave letrare në tregime, prozë, poezi e publicistikë.  Sefaj ka vdekur në moshën 83-vjeçare, siç njoftojnë familjarët pas një sëmundjeje.  AGK-ja, i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe komunitetit.

Sefaj ishte bashkëpunëtor i afërt i gazetës "Bota sot" për sektorin e Kulturës.

Stafi i gazetës "Bota sot" i shpreh ngushëllime familjes Sefaj dhe gjithë bashkëpunëtorëve dhe lexuesve shkrimeve të gazetarit Bajram Sefaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat