Vullnetarët serbë, që luftojnë për Rusinë – kërcënojnë me luftë në Kosovë: Do ta kthejmë tokën tonë

Lajme

Vullnetarët serbë, që luftojnë për Rusinë – kërcënojnë me luftë në Kosovë: Do ta kthejmë tokën tonë

Më: 13 mars 2024 Në ora: 20:37
Një grup nacionalistësh serbë i ashtuquajtur “Permskie Medvedi”

Grupe të mbështetura nga Serbia kanë vazhduar me kërcënime për sigurinë e Republikës së Kosovës.

Një grup nacionalistësh serbë i ashtuquajtur “Permskie Medvedi” (Arinjtë e Permit) në një kërcënim të hapur duke i quajtur fashiste trupat e NATO-s, ka shfaqur synimet hegjemoniste.

Disa prej tyre kanë bërë një video në të cilën shihen të maskuar dhe të armatosur, derisa nuk ndalin kërcënimet e tyre.

“Përshëndetje nga ‘vullnetarët serbë’. Përshëndesim popullin tonë, popullin e Kosovës, popullin e Republikës Srpska. ‘Permskie Medvedi’ (Arinjtë e Permit) ju premtojnë personalisht, mu nga këto anë, se sapo ta përfundojmë këtë me fashistët e NATO-s, do të vijmë atje që të kthehemi në shenjtoret tona dhe ta kthejmë atë që është e jona”, thonë ata në videon e siguruar nga “The Geopost“.

Ata kanë përmendur edhe popullin dhe fëmijët e Kosovës nga radhët e komunitetit serb.

“Përshëndesim popullin dhe fëmijët nga Zveçani, nga Graçanica, dhe nga të gjitha shenjtoret tona serbe. Ne jemi me ju dhe duhet të jeni të sigurtë me ne. Lavdi Zotit! lavdi Nënës Rusi, deri në fitore”, thonë të njëjtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat