Petkoviq për tabelat e trafikut: Ciriliku ka mbijetuar me shekuj, do t’i mbijetojë edhe një tirani të vogël

Lajme

Petkoviq për tabelat e trafikut: Ciriliku ka mbijetuar me shekuj, do t’i mbijetojë edhe një tirani të vogël

Më: 14 mars 2024 Në ora: 15:15
Petar Petkoviç

Drejtori i zyrës serbe për propagandë kundër Kosovës, e ashtuquajtura zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, me rastin e largimit së tabelave me emrat e vendeve në veri të Kosovës të shkruar vetëm në gjuhën serbe edhe atë me shkrim cirilik, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti “mund të merret me shkrimin cirilik por se ai nuk mund ta thyejë lidhjen e pathyeshme të popullit serb me vendin e tyre, Serbinë”.

Petkoviq ka shkruar në llogarinë e tij në rrjetin social “X”, se ai që njeh vetëm dhunën nuk do ta dinë kurrë se çfarë është bashkëjetesa paqësore.

“Kurti mund të merret me tabelat cirilike të trafikut, por nuk mund ta thyejë lidhjen e pathyeshme të popullit serb me vendin e tyre, Serbinë! Ai që njeh vetëm dhunën, nuk do ta dijë kurrë se çfarë është bashkëjetesa paqësore.

Ciriliku serb ka mbijetuar me shekuj, do të mbijetojë edhe një tiran i vogël”, ka shkruar Petkoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat