Ganimete Musliu shfaqet në gjendje mjaft të mirë pas ndërhyrjes në zemër

Lajme

Ganimete Musliu shfaqet në gjendje mjaft të mirë pas ndërhyrjes në zemër

Më: 16 mars 2024 Në ora: 22:49
Ganimete Musliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka kaluar me sukses një ndërhyrje kirurgjike në zemër që kishte para një muaji.

Deputetja e PDK-së tashmë duket mirë me shëndet dhe ka filluar të pret edhe vizitorë.

Në një foto që e ka postuar një bashkëvendës i saj nga Skenderaj, Musliu duket e qeshur dhe pa ndonjë shqetësim.

Kujtojmë deputetja Musliu kishte njoftuar se ndërhyrjen kirurgjike e ka bërë në Gjermani.

“Tani, me rekomandim të mjekëve kosovarë, më duhet t’i nënshtrohem një ndërhyrjeje kirurgjikale, e cila (për fat të keq) do të kryhet jashtë vendit, pasi që mjekëve në Kosovë, përkundër kompetencës së shkëlqyer profesionale, ende nuk u janë krijuar kushtet që ata i meritojnë. Sistemit shëndetësor të Kosovës realisht i mungojnë shumë gjëra përveç mjekëve, kështu që shpresoj që kjo gjendje të përmirësohet dhe askush të mos detyrohet t’i nënshtrohet procedurave të shërimit jashtë vendit”, ka shkruar deputetja.

Image
Ganimete Musliu
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat