Sipas Petkoviqit, të martën në Bruksel bisedohet përveç për dinarin edhe për Asociacionin

Lajme

Sipas Petkoviqit, të martën në Bruksel bisedohet përveç për dinarin edhe për Asociacionin

Nga: F.B Më: 17 mars 2024 Në ora: 11:37
Petar Petkoviq

Të martën në Bruksel me ftesë të Lajçakut do të qëndrojnë Bislimi dhe Petkoviq si shefa të delegacioneve në bisedimet mes Kosovës edhe Serbisë, por ende nuk dihet nëse mund të ketë takime trepalëshe apo bisedimet do zhvillohen vetëm nga delegacionet me të dërguarin evropian Lajçak, temat e bisedimeve do jenë zbatimi i marrëveshjeve, përkatësisht kryerja e obligimeve që dalin para palëve.

Mediet serbe kanë njoftuar se krye-negociatori dhe drejtuesi i delegacionit të Serbisë Petkoviq, të martën do të qëndrojë në Bruksel, ndërkohë që sipas tyre bisedat do zhvillohen rreth çështjes së suspendimit të pagesave me dinarë dhe themelimit të asociacionit të komunave.

Lidhur me bisedimet e së martës, Petkoviq citohet të ketë thënë se “ne do udhëtojmë në Bruksel në bisedimet në nivelin teknik, ku do bëhet fjalë për të gjitha çështjet e rëndësishme për de-eskalimin e situatës , duke përfshirë ndalimin e përdorimit të dinarit dhe themelimin e asociacionit të komunave serbe”, shkruan “Tanjug” transmeton “Bota sot”.

“Temë e bisedimeve gjithsesi do të jetë edhe asociacioni i komunave, si tema e parë dhe themelore, por do diskutohen edhe çështjet tjera me rëndësi e në kuadër të tyre edhe çështja e përdorimit të dinarit përkatësisht ndalimit të pranimit për serbët të pagave, pensioneve dhe asistencës sociale dhe asaj që mund të sjell katastrofë humanitare”, ka deklaruar Petkoviq.

Ai ka sqaruar se për shkak të vendimit të Bankës Qendrore për ndalimin e pagesave me dinarë, Serbia e kishte të domosdoshme vendosjen e ekspoziturave mobile të Bankës së Kursimeve Postare në vendkalimet administrative (siç i quan Serbia kalimet kufitare mes Kosovës edhe Serbisë), prej nga sipas tij deri tash janë tërhequr më shumë se 90 milionë dinarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat