Vuçiq, Dodik dhe Porfirije, këta benjaminë të Putinit që duan të ndezin flakë rajonin!

Lajme

Vuçiq, Dodik dhe Porfirije, këta benjaminë të Putinit që duan të ndezin flakë rajonin!

Më: 21 mars 2024 Në ora: 09:09
Vuçiq, Dodik dhe Porfirije

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe kreu i entitetit serb në Bosnje dhe Hercegovinë Milorad Dodik, me ndihmën e kreut të Kishës Ortodokse Serbe, Patriarkut Porfirije, po përgatisin përsëri një tjetër seri mbi retorikën e tyre për rikthimin e tokave serbe. Ata njoftuan se në festën e Pashkëve ortodokse më 5 dhe 6 maj në Beograd, por edhe në “anët e tjera të Serbisë”, do të mbahet një Kuvend i madh: “Pashkët e Serbisë dhe Republikës Srpska”.

Siç shkruajnë mediat e Beogradit “për një plan të tillë është rënë dakord pas disa orësh bisedimesh” që Vuçiç ka pasur me Milorad Dodik, “me praninë e patriarkut Porfiri”. Vuçiç e quajti mbledhjen "një nga më të rëndësishmet", ku qeveria e re e Serbisë dhe qeveria e RS-së do të përgatisin një deklaratë dhe akte të tjera ligjore, që do t'ua dorëzojë kuvendeve të Serbisë dhe Republikës Srpska. Disa media në Serbi mendojnë se e gjithë kjo më së shumti i referohet Kosovës, realitetin e pavarësisë të së cilës në Serbi vazhdimisht përpiqen ta injorojnë.

Tensionet në rritje

Vuçiç po ngre sërish tensione në rajon, por në radhë të parë në shoqërinë e tij. Dihet se ai dëshiron të prezantohet jo vetëm si president i Serbisë, por edhe i të gjithë serbëve, që natyrisht është një politikë dhe pozitë thellësisht e trazuar. Përveç kësaj, ai krijon një atmosferë tensioni dhe një gjendje të përhershme të jashtëzakonshme në mesin e serbëve në Serbi, e cila ka funksionuar gjatë gjithë këtyre viteve që ka qenë në pushtet.

Është në proces krijimi i një “programi kombëtar”, i cili padyshim do të cenojë të drejtat dhe territoret e popujve dhe shteteve të tjera, gjë që tregon se Aleksandar Vuçiç dhe Milorad Dodik nuk po heqin dorë nga politika e destabilizimit të rajonit, por edhe të mbajtjes së Serbisë dhe shumicës së serbëve në gjendjen e përhershme të rrethimit dhe krizës, apo situatës histerike të apokalipsit kombëtar. Por është e vështirë t'i shpëtosh përshtypjes se ky nuk është vetëm një kërcënim për rajonin nga kuzhina Vuçiçevo-Dodikovo.

Me këtë Vuçiç dhe Dodik pranuan për të disatën herë se nuk e njohin Bosnjën dhe Hercegovinën dhe se nuk po heqin dorë nga politika e “të gjithë serbëve në një shtet”, të cilën “elitat” politike dhe mediat shtetformuese, nën kontrollin e tyre si në Serbi ashtu edhe në RS, kanë vite që flasin. Kujtojmë se Vuçiç vazhdimisht propagandon politikën e “botës serbe”, e cila mbështetet në një politikë të ngjashme me atë të “botës ruse”. Prandaj, nuk është e pavend të theksohet se një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Aleksandër Vuçiçit dhe kreut formal të SNS-së në pushtet dhe ministri aktual i Mbrojtjes Millosh Vuçeviç, së fundmi ka bërë një foto me flamurin e organizatës kriminale "Avetinja".

Faktor përçarës në Ballkan

Vuçiç e pranoi plotësisht politikën luftarake të Putinit për të frikësuar popullin e tij, duke rrezikuar mbijetesën dhe ekzistencën e Serbisë dhe serbëve, duke e ndarë atë nga nëna evropiane, por edhe duke dërguar mesazhe të qarta se Beogradi dhe Banja Luka nuk kanë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe normalizim të situatën në rajon. Pra, asgjë e re në qiellin politik serb: vetëm konfirmon se ata nuk kanë hequr dorë nga ato postulate të vogla-perandorake dhe se pozicionet e tyre janë gjithmonë të njëjta, sado të vjetruara dhe të dështuara të jenë.

Sidomos tani ato janë ringjallur, pas fitores farsë zgjedhore të Vladimir Putinit dhe besimit se gjërat në frontin ukrainas janë kthyer në favor të Rusisë. Domethënë, nacionalizmi serb, le ta përsërisim edhe një herë, pas rënies së Jugosllavisë dhe humbjeve në luftëra, veçanërisht humbjes së Kosovës, u bë degë e nacionalizmit të madh rus, me shpresën se fitorja e Putinit dhe frika e Evropës ndaj saj do t'u mundësonte hakmarrjen për humbjet dhe disfatat e tyre të luftës.

Vuçiç dhe Dodik, me sa duket, në marrëveshje ose “vullnetarisht”, bashkërendojnë me Kremlinin politikën e destabilizimit të Ballkanit. Në Serbi, nëse ndiqni mediat lokale dhe fjalimet e megafonëve të Vuçiçit dhe shumë politikanëve, ata janë të bindur për shpërbërjen e Bashkimit Evropian dhe triumfin e Putinit mbi të, veçanërisht nëse Donald Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë. Është e mundur që kjo të jetë një politikë që është dakorduar me Moskën, veçanërisht pas qëndrimit të fundit të Milorad Dodik në Rusi, ku ai ishte i pari që uroi Putinin për fitoren e tij pothuajse si Kim Jongun.

Çfarëdo që të ndodhë nga ai Kuvend i Pashkëve, është e qartë se Vuçiç dhe Dodik nuk po heqin dorë nga politika e çuditshme, por e rrezikshme e "botës serbe" dhe se Serbia është ende i vetmi faktor përçarës real në Ballkan, i cili vazhdimisht përhap trazira. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat