“Ëndrrat e Serbisë për t’i pushtuar tokat shqiptare nuk përfundojnë kurrë”, Naim Miftari: S’do të ketë paqe, përderisa...

Lajme

“Ëndrrat e Serbisë për t’i pushtuar tokat shqiptare nuk përfundojnë kurrë”, Naim Miftari: S’do të ketë paqe, përderisa...

Nga: N. Sh. Më: 21 mars 2024 Në ora: 15:29
Naim Miftari

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka thënë se ëndrrat e Serbisë nuk do të përfundojnë kurrë për t’i pushtuar tokat shqiptare.

Ai thotë se as paqe ndërmjet Serbisë dhe shqiptarëve  nuk do të ketë, derisa të bëhet një shtet i fort shqiptar.

Këto komente ai i bëri në një postim në rrjetin social facebook.

“Ëndrrat serbe për pasuritë e Kosovës, marrin fund vetëm atëherë kur gjithë spektri politik mbarë shqiptar të jetë i bashkuar rreth interesit kombëtar.

Por, kjo nuk do të ndodhë kurrë, prandaj edhe ëndrrat e Serbisë për t’i pushtuar toka shqiptare nuk do të përfundojnë kurrë, as kurrë nuk do të ketë paqe, derisa Kosova nuk do të jetë një shtet i fort ushtarak, ku sundon vetëm ligji dhe një stabilitet politik e ekonomik...”, shkruan Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat