Vuçiqi e mbron paturpësisht Radoiçiqin: U rebeluan për lirinë e tyre dhe të serbëve

Lajme

Vuçiqi e mbron paturpësisht Radoiçiqin: U rebeluan për lirinë e tyre dhe të serbëve

Më: 23 mars 2024 Në ora: 10:33
Petkoviq, Vuçiq dhe Radoiçiq

Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, e ka mbrojtur sërisht grupin e armatosur që sulmoi policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Ai tha se sulmi i armatosur nuk erdhi nga askund, duke shtuar se ky grup “u rebelua për të drejtat e serbëve”.

“Banjska erdhi për shkak se ju më gënjyet mua, prandaj këta njerëz u rebeluan për lirinë e tyre dhe të serbëve të tjerë” – tha Vuçiqi.

Sjellim ndër mend që Milan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, e ka pranuar organizimin e sulmit të armatosur në Banjskë, ku mbeti i vrarë në krye të detyrës polici Afrim Bunjaku.

Kosova e kërkon në mënyrë ndërkombëtare Radojiçiqin për sulmin e armatosur në Banjskë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat