“I dërgojmë lutjet nga Kosova”, Osmani i uron shërim princeshës të Uellsit

Lajme

“I dërgojmë lutjet nga Kosova”, Osmani i uron shërim princeshës të Uellsit

Më: 23 mars 2024 Në ora: 11:22
Presidentja, Vjosa Osmani

Presidentja, Vjosa Osmani, i ka uruar shërim të shpejtë princeshës Catherine të Uellsit, pasi ajo njoftoi se po përballet me kancer.

“I uroj Princeshës së Uellsit një shërim të shpejtë dhe të plotë. I dërgojmë lutjet dhe urimet tona më të mira nga Kosova”, ka shkruar Osmani në X.

Catherine, njoftimin se po përballet me kancerin e dha përmes një video.

“Testet pas operacionit zbuluan se kanceri ishte i pranishëm”, u shpreh princesha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat