Mbi 20 raste të përjashtimit të vajzave nga shkolla për shkak të shamisë, flasin hoxhë Maliqi dhe ish-deputetja Gaxherri

Lajme

Mbi 20 raste të përjashtimit të vajzave nga shkolla për shkak të shamisë, flasin hoxhë Maliqi dhe ish-deputetja Gaxherri

Më: 25 mars 2024 Në ora: 13:53
Mbulesa në Kosovë, flasin hoxha Labinot Maliqi, dhe deputetja Besa Gaxherri

Në Kosovë janë regjistruar mbi 20 raste të përjashtimit të vajzave nga shkolla për shkak të bartjes së shamisë.

Në lidhje me këtë ka folur hoxhë Labinot Maliqi, i cili shprehet se mbulesa është e drejtë e çdokujt.

“Nuk duhet t’i bëjë përshtypje askujt aspekti se si duket dikush, ashtu siç po synojmë të jemi një shtet demokratik, ku secili të jetë i barabartë, të jetë i lirë për të besuar apo jo, të jetë i lirë se si do të vishet, prandaj edhe bartja e shamisë nuk është një praktikë që është e mohuar si e drejtë në shtetet më të fuqishme”, tha Maliqi në Kosova Today të Klan Kosovës.

Por në lidhje më këtë të drejtë, që nuk është aq e lirë në Kosovë, ai kërkon përgjigje nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.

“Përgjigjen për këtë do të doja ta merrnim nga kryeministri Kurti, që nga e thëna në të bërë është një det i tërë, por kanë kaluar tri vite dhe deri tani ishte dashur të kalohet ai det”.

Ndërkaq Besa Gaxherri, ish-deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, përmes një lidhjeje telefonike është shprehur se nuk është kundër bartjes së shamisë, por këtë ta bëjnë jashtë shkollave.

Po na sjellin problem shumë të madh, sepse Serbia po lufton që të na vendos emrin fondumentalista islam”.

Më tutje Gaxherri u shpreh se për t’u hequr mbulesa është derdhur gjak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat