Demiraj: Pse Vladimir Putin s’mund të ndalet më tani, ja goditja e madhe e radhës

Lajme

Demiraj: Pse Vladimir Putin s’mund të ndalet më tani, ja goditja e madhe e radhës

Më: 26 mars 2024 Në ora: 23:28
Dritan Demiraj

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj nga SHBA ka folur në lidhje me situatën e krijuar mes Rusisë, Ukrainë dhe vendeve perëndimore.

Në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin “Now” në Euronews Albania, ai theksoi se presidenti rus, Vladimir Putin, tani nuk ndalet më dhe se qëllimi i tij është të marrë Odesën, që sipas tij do ishte një goditje shumë e madhe jo vetëm për Ukrainën por dhe vendet perëndimore.

“Duket qartë se këto kohët e fundit kemi intensifikim të madh në sasi dhe në cilësi, por dhe në gjeografi të sulmeve të forcave ajrore dhe detare të Federatës Ruse në Ukrainë. Kemi sulme në pjesën perëndimore, kundër inteligjencës ushtarake, ministrisë së brendshme, sistemeve energjetike dhe  në vendet në të cilat nisen njësitë e mercenarëve.

Nuk besoj se Perëndimi do ja dalë të mposht Putin në Ukrainë nëse ky nivel i mbështetjes ushtarake është në avancim të vazhdueshëm në frontin lindor dhe jug-lindor. Duket qartë që Putin do të marrë Odesën, që do ishte një dëm i jashtëzakonshëm jo vetëm për Ukrainën por do të kishte konsekuenca strategjike për sigurinë euro-atlantike pasi do të bllokonte Detin e Zi”-tha Demiraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat