​Aktakuzë ndaj një shtetasi të Kosovës për krim kundër njerëzimit

Lajme

​Aktakuzë ndaj një shtetasi të Kosovës për krim kundër njerëzimit

Më: 12 prill 2024 Në ora: 13:05
Foto ilustrim

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj shtetasit të Kosovës me iniciale M.D., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Krim kundër njerëzimit”.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Prokurorisë Speciale, këto vepra u kryen ndaj vajzave dhe grave të komunitetit “Yazzid” gjatë konfliktit në Siri dhe Irak në periudhën kohore 2014-2017.

“Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj shtetasit të Kosovës me iniciale M.D., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Krim kundër njerëzimit”, nga neni 143 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprën penale “Shkelje të rëndë të ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktet e armatosura që nuk janë të karakterit ndërkombëtar, nga neni 147, paragrafi 1 dhe 2, nënparagrafët 2.6 dhe 2.23 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës” – shkruhet në njoftim.

Bëhet e ditur poashtu se kjo çështje penale tashmë ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme.

PRSK-ja njofton se i pandehuri gjendet nën masën e sigurisë – paraburgim, sipas vendimit të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake deri në një vendim të ri nga ana e gjykatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat