Rasti tragjik në Ferizaj, ish-bashkëshorti i dyshuari kryesor për vrasjen e gruas

Lajme

Rasti tragjik në Ferizaj, ish-bashkëshorti i dyshuari kryesor për vrasjen e gruas

Më: 12 prill 2024 Në ora: 15:52
Foto ilustrim

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në Ferizaj. Një person ka vrarë një grua në Qendrën për Punë Sociale ndërsa ka plagosur një burrë.

Dyshimet e para janë që gruaja është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj.

Këtë e ka konfirmuar Vjosa Baftiu zëdhënëse në Prokurorinë Themelore në Ferizaj.

“Mundem me konfirmu se ka ndodhë një vrasje, dyshimet e para janë që ish bashkëshorti e ka privuar nga jeta ish-bashkëshorten. Ende jemi duke prit informata të reja nga prokurori i rastit”, deklaroi Baftiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat