Krim i rëndë në Pejë, burri vret gruan e tij

Lajme

Krim i rëndë në Pejë, burri vret gruan e tij

Nga: Bota sot Më: 16 prill 2024 Në ora: 09:00 Përditësuar në ora: 14:51 më 16.04.2024
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tragjedia në Pejë: Brenda afatit ligjor do të kërkohet paraburgim për Edmond Lajqin

Një vrasje ka ndodhur ditën e sotme në Pejë.

Edmond Lajqi, e vrau gruan e tij Gjyljeta Ukella.

Ngjarja tragjike ndodhi në banesën e tyre në rrugën “Bill Clinton” të Pejës.

Lajqi u arrestua nga policia e po ashtu u konfiskua edhe arma me të cilën dyshohet se u krye krimi.

Prokuroria do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit.

Kështu tha Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës.

“Fillimisht është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Brenda afatit ligjor do të bëhet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, tha Nikçi.

“Atë që e deshi ia mori jetën, pasnesër do ta festonte ditëlindjen”, flet familjarja e gruas së vrarë në Pejë

Gjyljeta Ukella është gruaja e cila u vra në mëngjesin e sotëm nga bashkëshorti i saj në Pejë.

Për këtë rast tragjik, një familjare e të ndjerës ka folur në emisionin “Kosova today”.

Ajo tregoi se Gjyljeta ka pasur gjithmonë vuajtje, dhe zbuloi se bashkëshorti i të ndjerës ka një kohë të gjatë që ka qenë i papunë.

“Ka pasur probleme, ka qenë në depresion, por Gjyljeta e ka mbajtur afër. E ka mbrojtur familjen e vetë, fëmijët dhe burrin e vetë dhe në fund u sakrifikua”, tha familjarja e të ndjerës.

Ajo tutje zbuloi se Gjyljeta nesër do ta festonte ditëlindjen e 43-të.

“Pasnesër do t’i mbushte 43 vjet. Komunikimi im i fundit me të ka qenë diku para 10 ditësh. Ajo sot është zgjuar, ka pirë kafen e mëngjesit dhe u bë gati për punë”.

Tutje, familjarja e gruas së vrarë tha se tre fëmijët janë te familja e saj.

“Gjyljeta e ka dashur shumë, atë që e deshi shumë, ia mori jetën”, u shpreh tutje familjarja e cila tha se familja është jashtëzakonisht e tronditur.

“Ngjarje makabre”, prokurori i rastit jep detaje për vrasjen në Pejë dhe të kaluarën e të dyshuarit

Prokurori i krimeve të rënda në Pejë, Ersan Qavolli ka dhënë detajet e fundit lidhur me rastin e vrasjes së rëndë të gruas në Pejë.

Ai tha se bëhet fjalë për një vrasje makabre dhe se rasti është shumë i ndjeshëm.

“Sot rreth orës 08:00 e kemi pranuar një informacion për kryerjen e një vepre penale, vrasje e rëndë. Menjëherë së bashku me kryeprokurorin dhe zyrtarë e tjerë policor kemi dalur në vendin e ngjarjes. Bëhet fjalë për një vrasje makabre që ka ndodhur në qytetin e Pejës. Është sekuestruar arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale, si dhe i pandehuri është ndaluar për 48 orë”, ka thënë prokurori Qavolli.

Qavolli konfirmoi se kanë lëshuar urdhrin për autopsinë e së ndjerës, dhe se i dyshuari kryesor për kryerjen e veprës penale është bashkëshorti i viktimës.

“Poashtu në kuadër të veprimeve hetimore, kemi lëshuar urdhrin për autopsinë e së ndjerës. Kemi dyshime fillestare mirëpo për momentin për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk mund të lëshohemi më shumë lidhur me motivet. Edhe lidhur me këtë çështje gjatë fazës hetimore do të ju njoftojmë me kohë për të gjitha informatat që konsiderojmë që janë të rëndësishme për publikun, mirëpo në këtë fazë nuk mund të japim më shumë për mënyrën e kryerjes së veprës penale dhe lidhur me gjendjen apo trupin e së ndjerës. Është rast shumë i ndjeshëm. Keni parasysh që kemi të bëjmë me privimin nga jeta të bashkëshortes së të pandehurit dhe nuk mund të japim më shumë informata lidhur me mënyrën apo se kush ka qenë prezent në vendin e ngjarjes.”, tha ai.

Tutje ai tha se kanë bërë nxjerrjen e së kaluarës kriminale për të dyshuarin dhe konfirmoi se i njëjti në vitin 2022 e ka pasur një rast të dhunës në familje.

Ai nuk deklaroi nëse tre fëmijët e çiftit kanë qenë të pranishëm në banesë në momentin e krimit, por shtoi se tashmë të tre gjendjen tek familjarët e tyre.

“Sigurisht që menjëherë e kemi bërë nxjerrjen e të kaluarës kriminale. Kemi informata që i njëjti ka pasur vepra të dhunës në familje për një rast të mëhershëm në vitin 2022. Fëmija sigurisht që janë tek familjarët. Ata kanë pasur tre fëmijë. Duhet të jenë rreth moshës 45 vjeçare. Është dorëzuar vet menjëherë pas kryerjes së veprës penale”, ka thënë Qavolli para mediave.

Trupi i gruas së vrarë në Pejë dërgohet për obduksion

Gjyljeta Ukella mbeti e vrarë mëngjesin e së martës në Pejë, nga i dyshuari burri i saj Edmond Lajqi.

Trupi i viktimës kishte qëndruar disa orë në vend ngjarje, derisa tani është tërhequr.

Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi ka konfirmuar se trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Prokurori është në vend të ngjarjes, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML me urdhër të prokurorit, personi është arrestuar, iu ka sekuestruar arma”, tha Nikçi.

I dyshuari për vrasjen e gruas tashmë është brenda stacionit policor në Pejë.

I dyshuari për vrasjen e gruas në Pejë dërgohet në mbajtje për 48 orë, ja si ishte dënuar në 2021 për dhunë në familje

Edmond Lajqi dyshohet se vrau gruan e tij sot në Pejë. E tërë ngjarja sipas policisë dhe prokurorisë ndodhi midis qytetit të Pejës. Lajqi u arrestua e sipas raportimeve të para ishte vet ai që lajmëroi Policinë se e ka kryer këtë krim. “E vrava gruan”, raportohet të ketë thënë ai para organeve të rendit.

E ky po del që nuk ishte rasti i parë që Lajqi dhe gruaja që u vra sot, Gjyljeta Ukelli patën probleme.

Lajqi në vitin 2021 sipas raportimeve, ishte dënuar me 400 euro gjobë për dhunë në familje.

Rasti i rëndë i vrasjes që tronditi sot Pejën, ka ndodhur në orën 08:15 të mëngjesit në banesën e çiftit në mes të qytetit të Pejës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka konfirmuar se vdekja e gruas është konstatuar në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq, i dyshuari që është bashkëshorti i viktimës është arrestuar dhe është dërguar në stacion policor.

“Sot rreth orës 08:15, Policia është informuar se në rrugën Bill Clinton në Pejë, ka ndodhur një rast, Policia menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjës gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilet kanë konstatuar vdekjen e viktimës ( femër), i dyshuari këtij rasti është arrestuar dhe ndodhet ne objektet e Stacionit Policor në Pejë”, ka thënë ai.

Për këtë rast, janë deklaruar edhe nga Prokuroria Themelore e Pejës.

Zëdhënësi i kësaj prokurorie Shkodran Nikçi tha se është sekuestruar edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer krimi.

“Kryeprokurorit dhje Prokurori i krimeve të rënda së bashku me të gjitha njësitet policore relevante janë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se bashkëshorti e ka vrarë gruan e tij. I dyshuari është arrestuar dhe i është sekuestruar arma, ndërsa në vendin e ngjarjes janë duke u kryer të gjitha hetimet e nevojshme. Jemi në pritje të ekipit të mjekësisë ligjore për të marrë trupin e pajetë”, ka thënë Nikçi.

E menjëherë pas konfirmimeve për këtë vrasje vijuan reagimet.

Nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Pejë kanë thënë se Gjyljeta Ukelli ka punuar për dy dekada si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë.

“Të tronditur thellë nga vrasja makabre e koleges tonë,punëntores shëndetësore te stomatologjisë të ndjerës Gjyljeta Ukella. E ndjera Gjyljetë per dy dekada shërbeu si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë. Do të mbetet ne kujtimet e secilit  koleg për punën dhe  dhe urtësinë që e ka karakterizu përsonalitetin e Gjyljetes”, thuhet në reagim.

Ndërkaq presidentja Vjosa Osmani duke dënuar këtë vrasje tha se të gjithë duhet që të bëhen bashkë për tra ndalur vrasjen e grave dhe vajzave në Kosovë.

Këto deklarata Osmani i bëri nga Forumi për Gruan, Paqen dhe Sigurinë. 

Gruaja e vrarë në Pejë punonte si asistente stomatologjike, reagon Drejtoria e Shëndetësisë

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenie Sociale në Pejë, ka reaguar për rastin e rëndë që ndodhi sot ku dyshohet se një grua u vra nga burri i saj.

DShMS thekson se e ndjera Gjyljeta Ukella, për dy dekada shërbeu si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë.

“Do të mbetet ne kujtimet e secilit koleg për punën dhe urtësinë që e ka karakterizu personalitetin e Gjyljetes.

U prehsh në parajsë!”, thuhet në reagim.

Policia jep detaje për vrasjen e gruas në Pejë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pejë.

Dyshohet se një burrë e ka vrarë gruan e tij.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë edhe policia.

Zëdhënësi Driton Rugova, tha se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton”.

“Sot rreth orës 08:15, Policia është informuar se në rrugen Bill Clinton në Pejë, ka ndodhur një rast, Policia menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjës gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilet kanë konstatuar vdekjen e viktimës ( femër), i dyshuari këtij rasti është arrestuar dhe ndodhet ne objektet e Stacionit Policor në Pejë”, tha Rugova.

Detaje të reja: I dyshuari që privoi nga jeta gruan ka të kaluar kriminale

Një rast tragjik ka ndodhur në Pejë mëngjesin e sotëm, ku një burrë dyshohet se e ka vrarë gruan e tij. Media raportoi ekskluzivisht se burri që dyshohet se vrau gruan e tij është Edmond Lajqi, i cili tashmë është prangosur.

Ky rast që tronditi Pejën dyshohet se ndodhi në banesën e çiftit. Mësohet se Lajqi u dorëzua vet në Polici dhe raportoi për krimin ndaj bashkëshortes, Gjyljeta Ukella.

Burimet kanë bërë me dije tutje se i dyshuari për vrasjen e gruas, ka të kaluar kriminale.

Po ashtu, sipas informacioneve të para, çifti dyshohet se kanë pasur raste të dhunës në familje në të kaluarën, që janë raportuar te organet e rendit.

Lajmin për rastin tragjik e ka konfirmuar kryeprokurori i Pejës Agim Kurmehaj, i cili njoftoi se i dyshuari është arrestuar, teksa trupi i pajetë i viktimës akoma nuk është tërhequr nga vendi i ngjarjes.

Kurmehaj tha se ende s’dihen motivi dhe detajet e tjera.

“E vrava gruan...”/ Edmond Lajqi u dorëzua vet në Polici dhe raportoi për krimin ndaj gruas së tij

Një rast tragjik ka ndodhur në Pejë mëngjesin e sotëm, ku një burrë dyshohet se e ka vrarë gruan e tij. Media raportoi ekskluzivisht se burri që dyshohet se vrau gruan e tij është Edmond Lajqi, i cili tashmë është prangosur.

Ky krim që tronditi Pejën dyshohet se ndodhi në banesën e çiftit.

Media ka mësuar se çifti dyshohet se kanë pasur raste të dhunës në familje që janë raportuar te organet e rendit.

Burimet po ashtu kanë bërë me dije se Lajqi u dorëzua vet në Polici dhe raportoi për krimin ndaj bashkëshortes, Gjyljeta Ukella.

Lajmin për rastin tragjik e ka konfirmuar kryeprokurori i Pejës Agim Kurmehaj, i cili njoftoi se i dyshuari është arrestuar, teksa trupi i pajetë i viktimës akoma nuk është tërhequr nga vendi i ngjarjes.

Kurmehaj tha se ende s’dihen motivi dhe detajet e tjera.

E dhimbshme: Gruaja që u vra nga burri në Pejë kishte tre fëmijë me të

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit të Pejës, në mëngjesin e hershëm te së martës. Burri e ka vrarë gruan e tij në banesën e tyre.

Siç mëson media çifti kanë tre fëmijë nga kjo martesë.

Detaje shtesë ka dhënë zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikqi i cili tha se i dyshuari është dërguar në stacion policor dhe i është konfiskuar armë.

Ndërkohë, janë duke pritur Institutin e Mjekësisë Ligjore për ta tërhequr trupin e viktimës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat