Biserko: Me hyrjen e Kosovës në KE, ja çka fitojnë serbët e Kosovës

Lajme

Biserko: Me hyrjen e Kosovës në KE, ja çka fitojnë serbët e Kosovës

Më: 22 prill 2024 Në ora: 14:53
Sonja Biserko

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka deklaruar se vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për t’i rekomanduar Komitetit të Ministrave të KiE-së pranimin e Kosovës në Organizatën më të vjetër pan-evropiane është një gjë e pritshme dhe normale, sepse tashmë është anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Botërore dhe të tjerëve.

Ajo e sheh si “gjuajtje të pluhurit syve” formimin e Ekipit Special të Serbisë, i cili duhet të pengojë pranimin e Kosovës, me në krye shefin e diplomacisë serbe, Ivica Daçiq.

“Është një përpjekje për të homogjenizuar popullin në një premisë, e cila para së gjithash është e pasaktë dhe që synon të krijojë një atmosferë rreziku për popullin serb dhe është gjithashtu në funksion të zgjedhjeve që duhet të mbahen në qershor. Sepse, e dini, kur homogjenizoheni ashtu, atëherë ata tradhtarët e opozitës, çfarë kërkojnë kur kërcënohet populli serb”, ka thënë Biserko.

Ajo ka thënë se hyrja e Kosovës në Këshillin e Evropës, e cila në radhë të parë merret me mbrojtjen dhe përmirësimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit, është një renditje normale e hapave.

“Kështu, Beogradi nuk humb asgjë për momentin dhe serbët nga Kosova fitojnë qasje në institucionet ndërkombëtare që nuk i kishin deri më tani, siç është Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg”, ka pretenduar Biserko.

Ajo sheh si manipulim të opinionit publik paralajmërimet se Serbia mund të tërhiqet nga kjo organizatë ndërkombëtare në rast të pranimit eventual të Kosovës.

“Nuk dua ta besoj këtë sepse mendoj se kjo do të rrezikonte rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian, ku kemi vendosur të shkojmë. Dhe së dyti, do të kërcënonte edhe mundësinë e qytetarëve të Serbisë që t’i drejtohen kësaj gjykate dhe shumë gjëra të tjera.

Sepse Konventa për të Drejtat e Njeriut, një konventë evropiane, është ajo që vlerëson gjendjen e të drejtave të njeriut në Serbi, Kosovë apo kudo në rajon…”, thotë Biserko.

Presidenti për një kohë shumë të gjatë ka gëzuar mbështetjen e Perëndimit, u tolerua në shumë situata, sidomos kur filloi ky përshkallëzim ndaj mediave dhe opinionit kritik. Ai ka menduar se do ta bëjë këtë pafundësisht, por për arsye të ndryshme gjërat janë kthyer në mënyrë që ai të mos e gëzojë më këtë lloj besimi nga perëndimi, sidomos pas Banjskës”, ka thënë Sonja Biserko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat