Zyrtari i AAK-së tregon arsyet pse duhet pjesëmarrja e VV-së në qeveri

Lajme

Zyrtari i AAK-së tregon arsyet pse duhet pjesëmarrja e VV-së në qeveri

Nga: B.S Më: 13 qershor 2017 Në ora: 09:55
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Anton Berisha

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Anton Berisha, ka thënë se pjesëmarrja e Vetëvendosjes në qeveri është në të mirën e vendit.

Berisha përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se vazhdon të ketë rezerva ndaj ideologjisë dhe diskursit të VV-së, por ai është shprehur publikisht se  vlerëson kompentencën profesionale, arsimore dhe artikulimin e tyre për temat jetike për funksionim të shtetit.

Kadidati i AAK-së, parti kjo e cila është në koalicion me PDK, Nisëmn dhe partitë më të vogëla ka shtuar se pjesëmarrja e VV do ta ndihmonte qeverinë dhe në të njëjtën kohë do ta “detyronte” koalicioni PAN  që emërtimet t’i bëjë konkurruese e jo sikur tani me kritere militantizmi.

Postimi i plotë:

Ashtu siç kam thene dje, politika duhet t'i pergjigjet kerkeses se qytetareve per te ndertuar institucionet e vendit.

Eshte e vertet se une kam pasur e vazhdoj te kem rezerva ndaj ideologjise dhe diskursit te VV-se por ne te njejten kohe kam shprehur publikisht dhe privatisht vleresimin per kompetencen e tyre profesionele, arsimore dhe per artikulimin e tyre ne temat jetike per funksionimin e shtetit.

Eshte koha, qe besimin qe e kane marr nga qytetaret ta shndrrojne ne benifit per Kosoven. Nese ata brenda vetes si figure qendrore kane Rexhep Selimin, pse ata nuk mund te bashkepunojne me Ramush Haradinaj.

Pjesemarrja e VV ne qeveri eshte ne te miren e vendit. Ne fakt, çasje e tyre profesionale dhe kompetente do te ndihmonte dikasteret perkates por ne te njejten kohe do te 'detyronte' edhe koalicionin PAN qe emerimet t'i bej konkurruese e jo si deri tash me kritere militantizmi. Me rendesi eshte qe shteti i Kosoves te udhehiqet me vullnet te mire dhe profesionalizem pavaresisht perkatesise partiake.
Kosova eshte lodhur nga lojerat politike dhe militantet, eshte koha per te menduar per shtet. Ne fund te fundit ashtu e kam lexuar fjalen e sovranit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat