Donika Kadaj e lumtur pranë Haradinajt

Lajme

Donika Kadaj e lumtur pranë Haradinajt

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 19:40
Donika Kadaj dhe Ramush Haradinaj

Donika Kadaj-Bujupi është rikthyer në partinë e Ramush Haradinajt. Ajo e braktisi AAK-në për t’iu bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, si pasojë e pakënaqësive të saj.

Mirëpo, dy vjet më pas ajo ndjehet e lumtur që sërish është rikthyer në AAK.

Sot, Donika Kadaj është parë bashkë me Haradinajt në një ekspeditë në Majën e Lubotenit.

Aty ishte edhe Lulzim Leci, sekretar organizativ i partisë.

Sigurisht se nuk është e nevojshme të përmenden edhe një herë akuzat që Donika Kadaj ia bënte kryeministrit sa ishte në Lëvizjen Vetëvendosje, sidomos gjatë kohës së fushatës zgjedhore dhe në kohën e formimit të qeverisë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat