Ish-komandanti i Koshares flet për “masturbimin oral patriotik” të deputetëve

Lajme

Ish-komandanti i Koshares flet për “masturbimin oral patriotik” të deputetëve

Nga: N.Sh Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 11:32
Hisen Berisha

Ish-komandanti i Koshares, Hisen Berisha ka folur për patriotizmin dhe humanizmin e deputetëve të Parlamentit të Kosovës.

Berisha thotë se deputetët janë krahas bisedimeve negociuese për integritetin territorial të Kosovës.

Ai thotë se niveli patriotik i deputetëve tanë nuk arriti t’i ketë votat për të mbrojtur një dokument-rezolutë kundër bisedimeve me Serbinë për integritetin dhe sovranitetin e Kosovës.

Lexojeni më poshtë shkrimin e Hisen Berishës:

Patriotizmi i deputetve.

Çdo temë mjeruese, në Parlamentin e Kosovës përbën mundësi për tu treguar "patriot" dhe "humanist" deputetet tanë.

Ndër temat aktuale që po i shtyjnë në "masturbim oral patriotik" deputetet tanë aktualisht janë krahas bisedimeve negociuese për Integritetin teritorial të Kosovës, si kategori e demarkacionit me shtetet fqinje për përmbylljen e procesit të shtetsisë së Kosovës, ku niveli patriotik i deputetëve tanë nuk arriti ti ket votat për ta mbrojtur me një dokument - rezolut, tani u motivuan nga një temë strategjike e karakterit demografik e social.

- Shtesat për fëmij, që me shumë po mundohen ti formalizojnë si mëshir se sa siç do duhej të jenë kujdes ligjor stimulues i natalitetit në rënie dhe po ashtu kujdes ligjor ndaj lehonave duke ua rritur pushimin e lehonise me pagesë siç e ka Gjermania psh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat