Skandaloze: Ish-oficeri i Millosheviq-it, kandidat për Këshillin Nacional Shqiptar

Lajme

Skandaloze: Ish-oficeri i Millosheviq-it, kandidat për Këshillin Nacional Shqiptar

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 08:07
Demo Berisha

Në Luginën e Preshevës do të mbahen zgjedhjet për Këshillin Nacional të shqiptarëve.

Nesër në Preshevë do të mbahen zgjedhjet për Këshillin Nacional të shqiptarëve.

Por, garës në këto zgjedhje i ka hyrë edhe një person shumë kontrovers për shqiptarët.

Bëhet fjalë për Demo Berishën i cili është deklaruar kundër pavarësisë së Kosovës.

Por, jo vetëm kaq: Demo Berisha ka qenë pjesëtar i ish-ushtrisë Jugosllave dhe madje ka marrë pjesë në luftën në Kosovë. Ai kishte gradën e kapitenit.

Për më tepër, ky person i cili do t’i hyjë garës në zgjedhjet për Këshillin Nacional të Shqiptarëve të Preshevës hapur ka thënë se ndjehet krenar që ka qenë pjesë e ushtrisë së Milosevic’it.

Image

“Jam jashtëzakonisht krenar që kam qenë pjesëtar i Ushtrisë Jugosllave dhe kam përfunduar karrierën në ushtrinë e Serbisë. Kam qenë pjesëmarrës i luftës në Kosovë, si dhe i të gjitha ngjarjeve nga viti 1991 deri në rastin e agresionit të NATO-s”.

Madje madje, moderatori i emisionit në videon e mëposhtme e prezanton si nga shqiptarët e pakët që e ka luftuar UÇK’në

Ndryshe, këshilli Nacional i Shqiptarëve merret ekskluzivisht me të drejtat e shqiptarëve në Serbi, simbolet kombëtare, gjuhën dhe shkrimin shqip, arsimin dhe informimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat