Vuçiq kërkon shpëtim nga Putini, pas taksës së re që Kosova i vendosi Serbisë

Lajme

Vuçiq kërkon shpëtim nga Putini, pas taksës së re që Kosova i vendosi Serbisë

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 20:27
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar sonte me ambasadorin e Kinës dhe me atë të Rusisë.

Vuçiq i ka njoftuar ata lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës doganore në 100 për qind ndaj produkteve që importohen nga Serbia.

Këtë vendim, presidenti serb e ka quajtur të papërgjegjshëm nga ana e Qeverisë së Kosovës, dhe ka kërkuar nga ambasadorët t’i informojnë presidentët e tyre.

Nga po i njëjti takim u tha se ky vendim çon në destabilizimin e plotë të gjithë rajonit dhe mund të çojë edhe në përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian ka kërkuar heqjen e menjëhershme të taksës ndaj Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat