“Shumarët” e Serbisë serbizojnë Preshevën edhe me “ushtarë te vdekur” në aksionin: Një pemë, një luftëtar

Lajme

“Shumarët” e Serbisë serbizojnë Preshevën edhe me “ushtarë te vdekur” në aksionin: Një pemë, një luftëtar

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 13:41
Pamje nga mbledhja e fidanëve

Pas lajmeve se Presheva do të bashkohet me Kosovën, as Sheshel e as serbët se kanë ndërmend të vijnë në Preshevë. Por Serbia, megjithatë ka gjetur metoda tjera të lë gjurmët e saj në Kosovën Lidore, edhe atë përmes një fushate të pyllëzimit të Serbisë në kuadër të projektit “Një pemë për një luftëtar” që po zhvillohet këtë javë në Preshevë, e ndërmarrë nga “Srbijashume”.

Aksioni ka nisur të martën, më 27 nëntor, kur 600 rrënjë të pemëve u mbollën në kujtim të ushtarëve serbë të vrarë në Luftën e Parë Botërore. Deri në fund të ripyllëzimit në vendndodhjen e Preshevës në javën e ardhshme do të jetë një total prej 8,000 fidanëve që do të mbillen, shkruan “Presheva jonë”.

Image

Projekti “Një pemë për një luftëtar”, është një aspekt unik i njëqindvjetorit të Luftës së Madhe në Serbi, dhe që do të mbillen 1.3 milionë fidane – një pemë për çdo ushtarë të vrarë serb.

Ky projekt synon të ringjallë kujtimin e “viktimave heroike të popullit serb në Luftën e Parë Botërore” thonë nga “Srbijashume”.

Mbi 1,200,000 fidanë janë mbjellë në projektin “Një pemë për një luftëtar” që nga viti 2014. Projekti do të përfundojë në dhjetor të këtij viti, kur një ceremoni e veçantë do të shënojë fundin e projektit dhe mbjelljën e fundit prej 1,300,000 fidanëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat