Bërnabiq takon kryeparlamentarin slloven: Heqja e taksës kusht për vazhdimin e dialogut

Lajme

Bërnabiq takon kryeparlamentarin slloven: Heqja e taksës kusht për vazhdimin e dialogut

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 08:42
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq dhe Kryetari i Parlamentit të Sllovenisë, Dejan Zidan

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq dhe Kryetari i Parlamentit të Sllovenisë, Dejan Zidan janë pajtuar se situata e re e shkaktuar nga futja e tatimit nga Kosova për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina ka një ndikim negativ në stabilitetin rajonal.

Ata theksuan se është e nevojshme të hiqet taksa me qëllim të krijimit të kushteve që Kosova dhe Serbia të kthehen në tryezën e negociatave.

Bërnabiq e njoftoi atë rreth situatës aktuale në Kosovë si dhe reformat që Serbia po ndjek në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE, njoftoi Zyra për Media e Qeverisë serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat