Mërgimtarët me kërkesë interesante për Haradinajn: Uli çmimet për biletat e aeroplanit, ne nuk vijmë nepër Serbi

Lajme

Mërgimtarët me kërkesë interesante për Haradinajn: Uli çmimet për biletat e aeroplanit, ne nuk vijmë nepër Serbi

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 21:01
Ramush Haradinaj

Dje gjatë ditës publikohet një tekst ku kërkohej nga mërgimtarët që kësaj radhe ta ndërrojnë rrugën për të ardhur në Kosovë.

Derisa pushimeve tjera ata që vijnë me atuomjete të vogla dhe autobusë kalonin nepër Serbi, kësaj here po pëlqehet që ata të vijnë përmes Kroacisë, Bosnjes, Malit të Zi e Shqipërisë, duke injoruar totalisht rrugët e Serbisë.

Por shumë mërgimtarë janë shprehur se rruga e propozuar përmes Bosnjës, Malit të Zi e Shqipërisë është e rrezikshme, shumë prej tyre kanë bërë një kërkesë interesante për kryemnistrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Ata kanë thënë se më shumë dëshirë do t’i refuzonin rrugët e Serbisë, nëse do të ulej çmimi i biletave të aeroplanit, dhe kësisoji do t’a refuzonin Serbinë.

Por çmimi i biletave të aeroplanëve nuk varet nga Qeveria e Kosovës, pasi që për to vendosin kompanitë ajërore, ku shumica prej tyre janë gjermane, franceze, sllovene, kroate ose të vendeve tjera./GNB

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat