Gogoli nga jeta reale në roman

Libra

Gogoli nga jeta reale në roman

Nga: Ilir Muharremi Më: 3 mars 2019 Në ora: 20:04
Ilir Muharremi

Shijet e shikuesve janë të ndryshme, por kur flitet për skena horror, atëherë shijet janë të neveritshme dhe ky roman është shumë rrëqethës dhe nga fakti që personazhi kryesor vret femra dhe meshkuj shfaq diçka të keqe dhe kjo e keqe faqe pas faqe pritet të ndodh, ajo ndodh. Gjatë leximit të romanit “Psycho” të Ilir Muharremit krijohet një ndjenjë e parashikimit dhe vrasja është diçka e lehtë e zakonshme, dhe ai njeri që vret vjen nga realiteti. Cili realitet? Realiteti kosovar në të cilin kemi shumë gogol, vetëm se këtu ai ndriçohet.

Një femër e cila tenton të vetvritet nga problemet e brendshme, secilen herë i shpëton masakrës të cilën tenton ta bëj personazhi kryesor. Gjatë dhunës e cila shfaq dhimbje ekstreme, personazhi kryesor bën seks me viktimën, ai kërkon nga ajo ta godet ngadalë me thikë, dhe dhimbjen e shijon si kënaqësi. Në vazhdim po ju sjellim një pjesë:

“Vazhdoja nga mëngjesi deri në darkë ta rrihja, derisa rrëzohej nga dhimbjet. E pranoj, isha xheloz. Mjaftonin dyshimet dhe ajo e pësonte sikur të ishin të vërteta. Këto ligjërime që i bëja këto ditë nuk ishin të kota zonja bushtër, nuk do të zgjidh ende jo. Dikur flisja shumë sepse nuk thosha asgjë. Tash çdo diskutim e ka edhe orientimin e saktë. Atëherë kur heshtin gënjeshtrat dhe të qeshurat, i bindur jam se nuk ka shpëtim, e as ti nuk ke shpëtim. Ora jote e fundit është sot, duhet të përshëndetësh nga kjo botë mizore. Vetë jeta nuk është e mëshirshme. Në botë nuk ka më dënime, mjaft me to, ka vetëm shpërblime dhe kënaqësi. Shfrenimi më pëlqen shumë. Pra, duhet hequr dënimin të gjithëve pa dallim, për të jetuar mirë...”

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat