Doli nga shtypi libri “Ti je dora e zotit” i autorit Bahri Shyti - Bota Sot
Doli nga shtypi libri “Ti je dora e zotit” i autorit Bahri Shyti

Libra

Doli nga shtypi libri “Ti je dora e zotit” i autorit Bahri Shyti

Nga: Hysen Ibrahimi Më: 29 mars 2019 Në ora: 10:43
Kopertina e librit

Sot doli nga shtypi libri i titulluar “TI JE DORA E ZOTIT” i katërti me radhë i autorit Bahri Shyti. Botues, Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi. Redaktor, Maxhun Smajli, recensent Avni Azizi.

Krijimtaria e fillimviteve të shekullit XXI, e z. Bahri Shyti, me të drejtë mund të themi se paraqet poezinë në tri rrafshe:

1. Poezi të gjinisë artistike duke shprehur ndjenjat përmes vargut poetik;

2. Poezi që i rri rojë fatit të trojeve etnike shqiptare, e njëjtë me poezitë e rilindasve të vjetër;

3. Poezi fisnike e historike, për ata që flijuan jetën për lirinë e vendit të tyre, e që futet thellë në mendjen e njeriut atdhetar.

Edhe libri i katërt me radhë  ”TI JE DORA E ZOTIT” nga autori Shyti është një art në vete i krijimtarisë, i vlerave që shkon përtej poezive që zgjon heshtjen e fjetur përmes temave poetike e artistike.

Që nga ballina, titulli e pastaj përmbajtja e librit, shohim idenë e autorit me një prirje të veçantë të talentit, prirje kjo që është esenciale në një përqendrim të mirëfilltë të krijimtarisë, e bën të dallohet nga shumë poetë. Meqë autori në disa rrafshe ka si bazë përqëndrimin e tij në fushën poetike, mbi të cilën ngre idenë, atëherë edhe në këtë libër do ta shihni se si autori bën përmbledhjen poetike madje me një tërësi që shfaqen shumë transparente, të guximshme dhe qëndrojnë 100% me idenë dhe mendjen e popullit.

Në këtë libër, në krahasim me librat e mëhershëm, poezitë janë të sistemuara sipas ngjarjeve pa u ndarë në kapituj.

Fillon me poezinë e titulluar ”TI JE DORA E ZOTIT”, që i kushtohet me të drejtë dr. Ibrahim Latifit, i cili ka dhënë dhe është duke dhënë një kontribut të madh në fushën e mjekësisë në Gjermani për gjithë njerëzimin, pa dallim, por me një përkujdesje pak sa më të veçantë ndaj komunitetit shqiptar, që jeton dhe banon në Gjermani, çdoherë i gatshëm për të ndihmuar e këshilluar edhe pas orarit të punës së tij. Janë gjithsej 100 poezi dhe libri ka gjithsej 171 faqe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...