Në letërsinë e sotme ende nuk duken vepra që të sjellim atë imazh të mbresave të diktaturës së rëndë të sistemit që shkoi. Ka disa kontribute të njohura të romacierëvë si Shehu, Kongoli, Mustafaj e Tufa. Mirpo s’duken gjëkundi vepra qw të jenë të zonjat që të përballen në pikëpamje të kompozimit e të pasqyrimit artistik të epokës socialiste.
Është shumë trishtuese, sigurisht, që nuk ka vepra shëmbëllyese që të maten me binomin e palujatshëm Ismail Kadare- Dritero Agolli.
Kasëm Trebeshina mbetet i panjohur dhe i pazbuluar.
Kaluan njëzetë e më shumë vjetë dhe shkrimtarët e të dy kohëve , dhe sidomos breznia e atyre që lindën pas Luftës së Dytë Botërore, nuk po sjellin në katalogun e së sotmes atë periudhë historike me tejqyrë të pacensuruar dhe të çliruar nga vargoj.
Romani shqiptar vijon të jetë mbyllur në shpellë të Ciklopit.
Nuk ka një hartë ku të duken rrugët pasqyruese artistike, të asaj kohe.
Këto shkëndijime të shpejta më erdhën në mendje teksa shfaletoj një vepwr të një autori ende të panjohur në fushën e romanit, por që si personazh sjell pwrjetime e pwrgjithwsime me frymëmarrje të dyfishtë, brenda sistemit të Diktaturës së Proletariatit dhe luftës së Klasave, të trushpëlarjes së Njeriut të Ri dhe në kapërcyell të kohës së ndryshimit demokratik ekonomiko shoqëror trallisës dhe shokues.
Ndaj dua të ndaj me lexuesit dhe studjuesit një Fabul dhe Fiksion letrar që të gozhdon, të bën të mendosh, të përpiqesh për të ndarë trillin e fiksioni letrar i romanit STATUJA të Myslim Pashës. Fabula dhe fiksioni ngërthyer njëri me tjetrin ndihmojnë të zbulojnë e vetzbulojnë tiparet e një kohe kur Projektohej Njeriu i Ri.
Kush është zbulimi?
Romancieri ka rënë në një xhevair të vërteët sepse persoanzhi kryesor, një Kandidat për Njeri të Ri zbulon se një një hartë që do të shkonte në shtypshkronjë se Statuja e Enver Hoxhës në mes të lulishtes padashje në vizatim ishte zëvendësuar me shenjën një Varri të Vetmuar! !
Edhe kur pa!?
Në kohën kur sapo kish filluar edhe në Shqipëri Revolucioni Kulturor dhe Enver Hoxha ndriçonte në rrethojën e vetizolimit shqiptar.
Aty në rrënjë të Monumentit të Diktarorit fillon urithi vdekjeprurës i ngrënies së vetvetes.
Ç’të kishte ndodhur? Armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm, kishin rmuar në kultin dictatorial apo ç’komplot tjetër bëhej në marrëzinë që mbillej?
Këtu fillon romani STATUJA.
Fabula brilante ideologjike dhe filozofike kërkon shestim të fiksionit që merr lëndë nga kjo fabulë.
Persoanzhi kryesor, Erson Pirgu, që e pikas këtë vizatim simbolik: Statujë- Varr i Vetmuar, s’kish as dy ditë që kish propozuar në një Konferencë të Njerëzve të Rinj, atë që s’ta merr mendja:
“ Diku në jug, ishte një mal që kishte aq ngjasim, në profil aq të afërt me Enver Hoxhën. E ai, propozon që t’i kërkohet partisë që të mobilizojë popullin dhe artistët, për të gdhendur një mal të tërë ku të skulpturohet monumenti i Enver Hoxhës. Ajo mbledhje kish pas një trazim dhe tronditje të paparë.
Makrofigura e Diktatorit, në të njëtën kohë në rrënjë të projektit si një mikroorganizëm në hartë shenjohet zëvënedësimi e Statujës me Varr.
Personazhi kryesor ndoshte përmidis dy botëve brenda të njëtit sistem, gjendet në kudhrën dhe mokrën e blojës e të dyshimit.
Personazhi kryesor i ngarkohet detyra që të bëjë një eskpertizë, se çfarë mund të ketë ndodhur. Ishte ky një gabim njerëzor apo me gjasa, ka vepruar armiku i klasës i brendshëm apo i jashtëm!?
Ekspertiza e tij, është dhënë natyrshëm, se ajo që kishte ndodhur qe një gabim njerëzor.
Nëse ky gabim nuk do të kapej, atëherë harta do të botohej dhe Figura e Enver Hoxhës do të mbetej si një Varr ideologjik.
Erson Pirgu shenon edhe një P.S. ( Postscriptum)
Tek ky P.S, mbështetet më tej përgjimi dhe kontrolli imcak i Njeriut të Ri kalvari nëpër në një pjesë të romanit të jetës dhe dashurisë së tij.